Në 50-vjetorin e reklamës së saj ikonë "Harmony", e cila tregonte një grup të rinjsh në majë të një kodre italiane teksa këndonin së bashku se si "do të donin t'i mësonin botës të këndonte në harmoni të përsosur", Coca-Cola lançoi koleksionin Unity 1971, në të cilin përfshihej edhe frigoriferi i veçantë, SMEG FAB Unity, i prodhuar në sasi të kufizuar.

1971 Unity

I lançuar në fund të 2021, frigoriferi FAB28 Unity 1971 përfshiu linjat, funksionalitetet dhe cilësinë që i dhanë frigoriferëve SMEG të stilit retro popullaritet në të gjithë botën. Gjithashtu, ai u kthye në një vepër unike arti frymëzur nga Coca-Cola, duke mishëruar frymën e gjithëpërfshirjes, diversitetit dhe optimizmit që përcjell reklama e famshme Harmony.