Smeg dhe Dolce&Gabbana

Smeg dhe Dolce&Gabbana kombinojnë shpirtrat e tyre artistikë në një udhëtim për të zbuluar ngjyrat dhe bukurinë e Siçilisë për një projekt autentik "Made in Italy" nën standardin e përbashkët të krijimtarisë, artit dhe dizajnit.

Koleksioni Sicily is my love

Tostierë, shtrydhëse frutash, ibrikë, blenderë dhe mikserë të qëndrueshëm shpërfaqin peizazhe të gjalla me limonë të verdhë të artë, agrume, dardha dhe qershi të kuqërremta. Këto dekorime tipike siciliane vijnë në forma gjeometrike trekëndore. Një prototip fillestar i tyre është pikturuar nga duart e mjeshtërve sicilianë dhe më pas është riprodhuar në shkallë industriale në të gjitha produktet përmes procesit të dekorimit artistik.

Të gjitha pajisjet e këtij koleksioni janë simbole të një estetike të lidhur ngushtë me Sicilinë, me Italinë dhe kulinarinë e saj, ku Smeg, si gjithmonë, ka qenë interpretues i përsosmërisë.

Zbulo koleksionin
Sicily is my love collection

Të gjitha pajisjet e këtij koleksioni janë simbole të një estetike të lidhur ngushtë me Sicilinë, me Italinë dhe kulinarinë e saj, ku Smeg, si gjithmonë, ka qenë interpretues i përsosmërisë.
Ushqimi, produktet tipike dhe gatimet tradicionale janë rrënjët tek të cilat mendja dhe zemra kthehen sa herë shohin këto objekte të çmuara, fryte të përvojës së gjatë të Smeg në sektorin e pajisjeve elektroshtëpiake dhe gjenialitetit të Dolce&Gabbana.

Zbulo koleksionin