Dizajn i pagabueshëm

Dizajni i pagabueshëm i linjës estetike retro bashkohet me teknologjinë e fundit në mikserin e dorës HMF01. Projektuar nga Matteo Bazzicalupo dhe Raffaella Mangiarotti (Deepdesign), ky produkt kombinon stilin dhe shpejtësinë, duke u bërë pajisja ideale për ata që duan të tejkalojnë imagjinatën e tyre në kuzhinë.

I pajisur me ekran LED

Paneli i kontrollit është i pajisur me një ekran LED me ndriçim, në të cilën tregohet shpejtësia dhe kohëzgjatja e procesit. Ndërfaqja krejtësisht miqësore shuhet kur produkti fiket, duke nxjerrë në pah elegancën e dorezës prej kromi.
Dy çelësa funksioni ju lejojnë të zgjidhni deri në nëntë nivele shpejtësie për përzierjen, rrahjen dhe aktivizimin e funksionit turbo.

Aksesorët e përfshirë

Bashkë me mikserin tuaj, ju do të përfitoni edhe dy rrahëse me tela, për tekstura të buta si krem pana, salcë apo të bardha vezesh, dy rrahëse Optimus, ideal për brumëra gjysmë të fortë për biskota apo bazat e kekut, si dhe dy grepa brumi për produkte me maja si pica ose bukë.

Pas përdorimit, ju mund ta mbështesni pajisjen lehtësisht, pasi këmbët e saj shmangin rrëshqitjen. Gjithashtu, mund t'i ruani aksesorët në çantën prej pëlhure.

Kreativitet në kuzhinë

Mikseri elektrik i dorës HMF01 është jo vetëm një pajisje e gjithanshme dhe e dobishme, por mund të konsiderohet edhe aleati i përsosur për adhuruesit e dizajnit të stilit të viteve '50 dhe më gjerë.
Ai është një nga pajisjet elektroshtëpiake me plot vlera: praktik, i shpejtë, i lehtë për t'u përdorur, si dhe një kombinim i cilësisë dhe efikasitetit.
Ideal në kuzhinë për të krijuar receta të thjeshta dhe të përpunuara, i shkëlqyer për rrahjen e kremit dhe përzierjen e brumërave për kek. Gjithashtu perfekt për brumërat nga ata gjysmë të hollë deri në ata më të trashë.
Mes ëmbëlsirave, biskotave, bukës dhe picave, potenciali i mikserit elektrik Smeg do t'ju befasojë.