Shtrydhësja e agrumeve

Shtrydhësja e agrumeve SMEG krenohet me linjat e mrekullueshme dhe të lakuara. Ajo është e disponueshme në një gamë të gjerë ngjyrash.

Efiçensë maksimale

Shtrydhësja e agrumeve Smeg CJF01 kombinon dizajnin elegant me performancën e shkëlqyer. Ajo është vërtet një pajisje me të cilën do të mburreni - do t'ju bëjë të kaloni më shumë kohë në kuzhinë dhe do t'ju ftojë drejt një jetese më të shëndetshme, falë shijimit të lëngut të freskët dhe të shijshëm të agrumeve.


Shtrydhësja është e pajisur me një motor të fuqishëm 70 W me një sensor të integruar ndezje-fikje, falë të cilit lëngu nuk do të pikojë asnjëherë jashtë grykës, duke i mbajtur sipërfaqet e kuzhinës gjithnjë të pastra.

Materiale të një cilësie të lartë

Teknologjia e avancuar plotësohet jo vetëm nga estetika, por edhe nga lehtësia në përdorim dhe në pastrim. Sa herë që nuk është në punë, shtrydhësja e agrumeve mbulohet nga një mbulesë mbrojtëse, e cila nuk lejon depërtimin e pluhurit apo papastërtive. Për më tepër, të gjithë komponentët e pajisjes janë lehtësisht të lëvizshëm.


Gama e shtrydhëseve Smeg është ndërtuar me materiale të cilësisë së lartë, si çeliku inoks dhe materiale anti-korrozive, të cilat ruajnë plotësisht aromën dhe shijen e lëngut. Duke kombinuar traditën dhe novacionin, Smeg ofron për ju siguri dhe efikasitet optimal.

Versioni mat

Gama e pajisjeve të vogla elektroshtëpiake Smeg është pasuruar me versione të reja mat, të cilat të japin një ndjesi të këndshme butësie. Ngjyrat në këtë teksturë të re janë e zeza, gjithnjë në modë, e bardha plot shkëlqim dhe shampanja, e cila bie menjëherë në sy.


Tostierja, çajniku dhe shtrydhësja e agrumeve, me ngjyrat e reja mat, e bëjnë ambientin më elegant dhe të rafinuar.

Modelet e shtrydhëses së agrumeve

CJF01RDEU

Shtrydhëse agrumesh, Fuqia: 70 W, Ngjyra: E kuqe, Finiturë: Me shkëlqim
Mësoni më shumë

CJF01CREU

Shtrydhëse agrumesh, Fuqia: 70 W, Ngjyra: Pana, Finiturë: Me shkëlqim
Mësoni më shumë

CJF01PBEU

Shtrydhëse agrumesh, Fuqia: 70 W, Ngjyra: Blu pastel, Finiturë: Me shkëlqim
Mësoni më shumë

CJF01PKEU

Shtrydhëse agrumesh, Fuqia: 70 W, Ngjyra: Rozë, Finiturë: Me shkëlqim
Mësoni më shumë