Format e rrumbullakosura, detajet prej kromi dhe ngjyrat e ndezura bëjnë që çdo hapësirë të dominohet nga një stil magjepsës

Gama 50’s style

Gama e stilit të viteve 50 të Smeg përmban dizajne të jashtëzakonshme vintage. Linjat klasike, të lakuara dhe ngjyrat e gjalla kombinohen në mënyrë të përsosur me teknologjinë e fundit.
Frigoriferi origjinal me ngjyrë FAB28 është më shumë se thjesht një frigorifer. Ai dominon ambientin në të cilën vendoset, ashtu si një divan apo një llambë dominon dhomën e ndenjes.
Smeg ka zhvilluar gjithashtu një sërë pajisjesh të tjera me të njëjtën temë vintage: frigoriferë në madhësi dhe me kapacitete të ndryshme, frigoriferë ngrirës, lavatriçe dhe lavastovilje. Gjithnjë duke zgjuar kujtime e ndjesi, këto pajisje janë përfaqësuesit e denjë të dizajnit Made in Italy, i famshëm në të gjithë globin për shkrirjen e artit dhe funksionalitetit.

Zbulo të gjitha modelet

Frigoriferët

Për t'i mbajtur ushqimet dhe pijet tuaja krejtësisht të freskëta, Smeg ka zhvilluar një numër të konsiderueshëm modelesh të ndryshme frigoriferësh.

Aspiratorët

Aspiratorët Smeg pasqyrojnë elegancën dhe stilin e kuzhinës rreth tyre pasi kombinojnë dizajnin cilësor me materialet më të mira. Një gamë e gjerë modelesh, të cilat ndryshojnë sipas estetikës, llojit të aspiratorit dhe kapacitetit të motorit/fuqisë, për t'iu përshtatur të gjitha llojeve të kuzhinës.

 

Mishelator

Vëmendja ndaj detajeve dhe novacionit kanë qenë gjithmonë prioriteti kryesor i Smeg. Për këtë arsye, një sërë lloj mishelatorësh me dizajne dhe funksione të ndryshme janë krijuar për të plotësuar koleksionin e lavapjatave.

Makinat larëse

Vëmendje ndaj detajeve, lehtësi në përdorim dhe performancë optimale: këto janë tiparet kryesore të makinave larëse Smeg.

Lavastovilje

Lavastoviljet Smeg me qëndrim të lirë ose të integruar janë mënyra perfekte për të kompletuar me stil kuzhinën tuaj.

Kreativiteti juaj merr formë me pajisjet ikonike Smeg

Thekësja

Thekësja Smeg kombinon ergonominë, funksionalitetin dhe ekuilibrin estetik. Mëngjes, drekë, darkë! Kur bie në dashuri me tostierin Smeg të linjës Style '50, do të gjesh çdo justifikim të mundshëm për ta përdorur atë.

Çajniku

Duke bashkuar teknologjinë dhe stilin retro, këta çajnik e bëjnë çdo moment të veçantë, nga mëngjesi deri te çaji i pasdites, nga një pushim i shpejtë deri te shplodhja e mbrëmjes. Vlojë ujin shpejt, me saktësi dhe me efikasitet.

Roboti multifunksional

Dëshironi të përgatisni një tortë për miqtë tuaj, të ndjeni aromën unike të bukës së pjekur në shtëpi, apo të gatuani makarona të freskëta që do të mahnisin të ftuarit tuaj? Çdo recetë merr formë falë një asistenti të besueshëm, të fortë dhe efikas, roboti multifunksional Smeg.

Blenderi i dorës

Blenderi i dorës Smeg është një pajisje elektroshtëpiake e domosdoshme për gatim të shpejtë dhe efikas. Ai është projektuar për të qenë i qëndrueshëm, funksional, si dhe shumë i dobishëm me kapjen e tij ergonomike kundër rrëshqitjes.

Shtrydhësja e ngadaltë

Shtrydhësja e ngadaltë Smeg është krijuar për të prodhuar lëngjet më të mira e të freskëta, duke i inkurajuar të gjithë të shijojnë një mënyrë të shëndetshme jetese.

Shtrydhësja e agrumeve

Shtrydhësja e agrumeve është një manifestim i trashëgimisë italiane të Smeg dhe përfaqësuesja e një kombi me një dashuri të madhe për agrumet, të cilat rriten në jug të vendit falë klimës së tij perfekte.

Ekspresi Retro i kafesë

Ekspresi Retro Smeg mund të përdoret si me kafe të bluar, ashtu edhe kapsula kafeje. Kjo pajisje i mundëson adhuruesve të kafesë italiane të zgjedhin pjekjen e tyre të preferuar, si dhe të marrin në shtëpi shijen dhe aromën e kafesë së vërtetë.

Kremuesi

Kremuesi Smeg është shoqëruesi i përsosur për të kompletuar kafen tuaj. Ideale për kapuçino, latte makiato, si dhe për përgatitjen e pijeve të menjëhershme si çokollata e nxehtë.

Mulliri i kafesë

Mulliri i kafesë Smeg ju lejon të bluani vetë kokrrat e kafesë dhe të shijoni në shtëpi kafenë me shije të freskët dhe autentike.

Blender

Blenderi Smeg përzien në mënyrë perfekte përbërës të konsistencave të ndryshme, për të shoqëruar çdo moment të ditës tuaj: në mëngjes për një smoothie të shëndetshëm me fruta dhe kos, pas një stërvitje për të rifituar energji me një pije freskuese, si dhe në drekë për të përgatitur një salcë të shpejtë dhe të thjeshtë.

Shiko të gjitha produktet me stil retro të viteve ’50

Ngjyra dhe linja retro për ikona stili.

Zbulo të gjitha produktet
Koleksione

Çdo koleksion ofron një zgjedhje produktesh të ndryshme të koordinuara.

Të gjitha koleksionet