Ekspres automatik kafeje Smeg

Ekspresi automatik i kafesë është pajisje që kryen automatikisht të gjithë procesin e përgatitjes së kafesë duke përfshirë bluarjen e kokrrave të freskëta.

Ju duhet të përdorni vetëm kokrra kafeje të plota. Makina nuk është projektuar për përdorim me kafe të bluar.

Dy modelet - BCC01 dhe BCC02 - ndryshojnë nga funksionet që ofrojnë. Modeli BCC01 është krijuar për adhuruesit e kafesë dhe ofron tetë pije të ndryshme (Ristretto, Espresso, Kafe, Ujë i nxehtë, Ristretto Light, Espresso Light, Lungo, Americano). Modeli BCC02, krahas funksioneve, përmban gjithashtu një grykë avulli për përgatitjen e pijeve me bazë qumështi me avull/shkumë.

Pasi të keni ndezur pajisjen, thjesht zgjidhni pijen e dëshiruar duke shtypur butonin përkatës. Të gjitha funksionet automatike janë krijuar për të ofruar perfromancë të shkëlqyer me një klikim të thjeshtë.

Për të marrë një filxhan kafeje më të nxehtë, rekomandohet të ngrohni paraprakisht filxhanin e kafesë. Ngrohja paraprake e filxhanit duke përdorur funksionin e ujit të nxehtë do t'ju lejojë të arrini një temperaturë më të lartë për të shijuar një kafe më të nxehtë.

Pasi pajisja të jetë në prizë, shtoni ujë në depozitë dhe kokrrat e kafesë në hapësirën e sipërme. Shtypni butonin ON/OFF: do të fillojë faza e ngrohjes së makinës, e ndjekur nga cikli i vetëpastrimit. Pasi të përfundojë cikli, makina është gati për përdorim. Më pas, thjesht klikoni butonin përkatësme funksionin automatik të pijes që dëshironi.

Po, të dy modelet – BCC01 dhe BCC02 – kanë një çelës që lejon rregullimin e bluarjes. Rrotulloni çelësin në drejtim të kundërt të akrepave të orës për të marrë një bluarje më të imët dhe si rrjedhojë, një kafe më intensive. Rrotulloni çelësin në drejtim të akrepave të orës për të arritur një bluarje më të trashë dhe si rrjedhojë, një kafe më pak intensive. Bluarja duhet të rregullohet kur makina është në punë, ose në përdorimin e parë kur hapësira ku vendosen kokrrat është bosh.

Rekomandohet ndërrimi i ujit të paktën një herë në ditë. Përdorimi i ujit të freskët dhe të pastër është thelbësor për të marrë një kafe të mirë.

Po, modeli BCC02 ju lejon të përgatisni pije me qumësht shkumë falë grykës së tij të integruar të avullit.

Pastroni sipërfaqet e jashtme të makinës me një leckë të butë dhe të lagur pas çdo përdorimi. Makina do të kryejë gjithashtu një cikël vetëpastrimi pasi të jetë ndezur dhe kur të fiket, nëse është përdorur për të paktën një pije.