Pianurat me induksion do të shfaqin një "H" (për "Hot") pulsuese në ekran, që do të thotë se zona e gatimit është ende mbi 60°;C. Kur temperatura bie nën këtë nivel, sinjali do të fiket automatikisht.

Ju mund ta vendosni pianurënën e induksionit që të gatuajë për një periudhë që varion nga 1 deri në 99 minuta nëpërmjet kohëmatësit të programueshëm. Kur mbaron koha, zona e gatimit fiket automatikisht.

Pianurat qeramike funksionojnë falë elementeve ngrohëse nën sipërfaqen e xhamit, të cilët ngrohin dhe transferojnë nxehtësinë në zonën e zgjedhur të gatimit.

Pianurat me induksion përdorin bobina rrethore që gjenerojnë një fushë magnetike e cila transferon nxehtësinë në tigan vetëm kur vendoset fizikisht në zonën e gatimit. Këto pianura janë më efikase dhe më të sigurta. Të dyja modelet jpastrohen jashtëzakonisht lehtë.

Funksioni ECO, një veçori e pianurave qeramike ose të induksionit, përfshin një pajisje elektronike e cila kufizon konsumin e energjisë së pajisjes në më pak se 3 kW.

Pianurat duhet të pastrohen rregullisht, idealisht pas çdo përdorimi. Sigurohuni që treguesit e nxehtësisë mos të jenë të ndezur përpara se të pastroni. Nëse ka mbetje të ushqimit të djegur në pianurë, fshijini duke përdorur furçën e përfshirë me pajisjen, shpëlajeni dhe më pas thajeni me një leckë të pastër. Përdorimi i rregullt i furçes do të zvogëlojë nevojën për të përdorur produkte kimike kur pastroni pianurën tuaj. Ne rekomandojmë gjithashtu përdorimin e produktit specifik Smeg PULICERAM në pianurën tuaj çdo javë.