Frigoriferët e verës Smeg janë ndërtuar për të ruajtur shishe vere të një cilësie të lartë. Ata janë konceptuar në bashkëpunim me somelierë ekspertë të cilët kanë kontribuar me dijet e tyre në krjimin e një pajisjeje të përkryer nga ana teknike dhe funksionale. Në këta frigoriferë mund të ruhen shishe me forma dhe madhësi të ndryshme, nga Bordeaux klasik deri te Magnum.
Tashmë, me opsionin e lidhjes Wi-Fi, ju mund të përdorni, kontrolloni dhe monitoroni frigoriferin tuaj të verës në distancë, përmes aplikacionit SmegConnect, të cilin mund ta shkarkoni në celularin ose tabletin tuaj.