Qëndrueshmëri

ÇMIME DHE VLERËSIME

Ekselencë në dizajn dhe teknologji

Jo thjeshtë produkte, por krijime

GOOD DESIGN

Slogani i Smeg, “teknologji që arredon”, dëshmon fokusin e kompanisë si tek aplikimi i teknologjisë më të avancuar, ashtu edhe tek fokusi ndaj dizajnit. Çmimet për dizajnin e produkteve janë dëshmi e një vizioni afatgjatë që i ka bërë produktet Smeg jo vetëm pajisje shtëpiake, por vepra të vërteta dizajni.

Zbulo të gjitha çmimet

CERTIFIKIME

Për të jetuar dhe prodhuar duke mbrojtur gjeneratat e ardhshme, Smeg është angazhuar drejt respektimit të planetit dhe banorëve të tij dhe ndjek objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm të përcaktuara nga OKB në Agjendën 2030. Smeg i përmbahet standardeve strikte në cilësi, siguri dhe mjedis. Cilat janë ato?

Sistemet e menaxhimit mjedisor

Nënkupton krijimin e një politike mjedisore afatgjatë dhe vullnetare, duke u angazhuar të minimizojë ndikimin e vet në mjedis përmes përmirësimit të performancës mjedisore.

Sistemet e menaxhimit të shëndetit dhe sigurisë në punë

Nënkupton zbatimin e aktiviteteve parandaluese për të minimizuar rreziqet ndaj të cilave mund të ekspozohen punonjësit në vendin e punës.

Sistemi i menaxhimit të cilësisë

Nënkupton menaxhimin e burimeve dhe proceseve të prodhimit për kënaqësinë e klientëve dhe konsumatorëve finalë, duke përmirësuar reputacionin e kompanisë.

ISCC (International Sustainability and Carbon Certification)

Gjithnjë e më shumë pajisje të vogla të Smeg përmbajnë komponentë të bërë nga Tritan™ Renew, një material kopoliestër i ricikluar që përdoret për të zëvendësuar gradualisht plastikën e virgjër.